Gara në qytetin e Durrësit mbetet interesante, kur janë numëruar 390 kuti nga 481 që janë gjithsej. Në momentet që flasim LSI e ka humbur mandatin, ndërkohë që ai i ka kaluar përkohësisht PS-së me 8 mandate dhe PD 6.

Nëse shohim emrat që janë në këtë përballje mes PS-së dhe LSI-së, i teti në listën e Durrësit është vetë kryeministri Edi Rama, ndërkohë që në Durrës partinë e Monika Kryemadhit e kryeson Elona Guri, e cila ka bërë një fushatë disi të ashpër në qytetin bregdetar.

Kuti 390/481

PS 61754

PD 51310

LSI  7663

Situata në Durrës mund të ndryshojë nga momenti në moment, dhe e gjithë gara është e zhvilluar për një mandat mes PS dhe LSI-së. Nëse PS merr mandatin e Durrësit, atëherë në rang kombëtar ajo shkon në 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate, dhe PSD 3 mandate.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re