Në konferencën e përbashkët, gazetari shtroi pyetjen për periudhën kur mund të bëhet e mundur lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet e BE.

Kryeministri Edi Rama: Ma bëri mua të parit pyetjen por duhet të flasë BE sepse lëvizim në oborrin e tyre, se ne jemi në rregull në oborrin tonë. Për oborrin e tyre flasin ata.

Komisioneri Oliver Varhelyi: Sic e dini komisioni ka bërë një rekomandim pasi kjo është përgjegjësi e shteteve të tjera të cialt vendosin për lëvizjen e lirshme. Pra janë vendet anëtare që duhet të shohin për të hequr kufizimet që kanë vënë. Shikojmë që situata në Ballka është përmirësuar, shoh që ka edhe marrëveshje dypalëshe për njohje reciproke të certefikatës së Covid-19. Ky proces do të përshpejtohet dhe kur të arrijmë një nivel më të madh vaksinimi atëherë do të ketë një lehtësim. Të gjithë e kemi vuajtur kët gjë, por e gjitha kjo varet nga situata e pandemisë së Covid-19. Mos e shikoni si cështje politike apo diplomatike. Me të filluar sezoni veror në korrik do të shihni që kjo cështje do t’i përkasë të shkuarës.

Kryeministri Edi Rama: Ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijen e lidhur, e vazhdojmë. Cfarëdo të bëjnë ata që janë te trau po të shkojmë ne atje me standarte atëherë do jemi në rregull. Kini besim, jemi në rrugën e duhur, jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar ndër dhekujsh, është pikërisht BE që na ka dhënë mundësinë që të kalojmë traun dhe të lidhim fijet se i kishim fijet…”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re