Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ju kanë bërë thirrje pedagogëve dhe shefave të departamenteve, që të mos vënë mungesa për aq kohë sa ata vijojnë protestën e tyre për plotësimin e kërkesave që i kanë adresuar qeverisë.

Ata e ftojnë stafin drejtues dhe atë pedagogjik të fakultetit, që t’ju bashkohen studentëve në kauzën e tyre dhe i ftojnë që sot në orën 16:00 të marrin pjesë në takimin e organizuar në Godinën “Liria” e cila sipas tyre do të jetë e hapur për të diskutuar rreth problematikave që kanë studentët.

Ata shprehen se shumica e studentëve janë pro bojkotit të mësimit dhe për këtë nuk kanë pse penalizohen me mungesa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re