Politologu Andi Mustafaj gjatë një lidhje në “Skype” për emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për Rithemelimin e Partisë Demokratike.

Sipas Andi Mustafajt, falë kësaj lëvizje të anëtarësisë PD-ja po ringrihet më e fuqishme që fillimisht të rrëzojë qeverinë Ramën dhe më pas sipas tij të jetë e vendosur për të shkulur këtë sistem që është instaluar në Shqipëri.

Gjithashtu Mustafaj bëri një propozim interesant që fushata elektorale dhe kandidatët të kenë një afat ditor më të zgjeruar për të zhvilluar fushatë 5-6 muaj para zgjedhjeve. Sipas tij, kjo kohë e madhe do t’i jepte mundësi kandidatit që të njihet me bazën e partisë dhe më pas të krijojë besueshmëri tek qytetarët.

Jemi në proces që është duke u zhvilluar në një fazë që të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne nga shtatori kemi nisur një proces që nuk është parë në gjithë europën që lidershipi të shkundet tërësisht nga baza dhe anëtarësia. Kemi një lëvizje marrë popullore. Ne duhet të shikojmë përpara dhe të mendojmë se si këtë hov që ndjejnë njerëz. Gjerat mund të ndryshojnë për të ardhmen. Kjo lëvizje duhet të vendosë themelet e saj që në radhë të parë jo vetëm të rrëzojmë Edi Ramën por edhe të shkulim këtë sistem që ka imponuar. Ka një keqkuptim në opinionin publik pasi bashkimi është shumica dërmuese të bëhet bashkë të vendosin një rrymë të përgjirthshme dhe kërkon respektin e shumicës, unë mendoj se PD është bashkuar rreth shumicës pasi ne jemi mohuar që foltorja është fallto firmat fallto, gjithçka është mohuar. Këshilli Kombëtar është përbashkues dhe shumë pozitive për bashkimin e plotë të PD. Ne nuk kemi përjashtuar askënd për garën për kryetarin e partisë demokratike. Duhet të krijojmë një PD më të madhe se është sot.

Kjo platformë duhet të zmadhohet të jetë gjithëpërfshirëse dhe më pas kjo platformë duhet të dalë në votim që të bindim shumë njerëz dhe të krijojmë një lëvizje si foltorja. Rithemelim dmth që do të rithemelojmë gjithckla që duhet të prekë boshtin ideologjik të partisë, besueshmerinë e partisë që sa e aftë është që të zhdukë qeverisjen e Edi Ramës. Duhet të përgatietmi për zgjedhjet lokale, Basha nxirrte kandidatura pa lidhje që brenda natës përcaktonte listën, brenda një muaj e gjysmë Erion Veliaj nuk mund të shkulet. Duhen 1-3 muaj fushatë primare. Grupi i Rithemelimit për mua është PD-ja të cilat u vërtetuan edhe më 6 mars, pasi të bëhen primaret të zgjidhgen kandidatët dhe të krijohen 2-3 muaj përgatitje. Duhet pak kohë që kandidati që fiton të qetësojë situatën brenda partisë dhe të vijmë me një program të plotë politik, të kemi 6 muaj fushatë, kaq duhet të dalë kandidatura e PD-së. Kjo nuk ka ndodh asnjëherë pasi emrat dikur në mes të natës. Duhen shumë muaj që të krijojë besim për demorkatët dhe më pas besueshmëri tek qytetarët shqiptarë, të cilët skano më besim pasi Basha ka braktisur të gjithë kauzat deri në fitoren e madhe për zgjedhje”, tha Mustafaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re