Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane nisi zyrtarisht Levizjen Konservatore ne Shqiperi, me sloganin “Ndryshimi fillon sot”. Duke pasur ne krah perfaqesues te Parties Republikane te SHBA, Kokalari shpjegoi se kjo levizje synon se pari te ndryshoje mentalitetin politik ne vendin tone.

 

EVI KOKALARI

LEVIZJA KONSERVATORE

 

“Të flasësh lart e poshtë nëpër Shqipëri për doktrinën konservatore nuk është koha. Por një gjë që ne duhet të bëjmë është ndryshimi i mentalitetit se si bëhet politikë në Shqipëri.”

 

Kokalari nuk e fsheu se Levizja Konservatore mund te kthehet ne nje parti, duke pasur si qellim që në vitin 2025 tu ofrojë shqiptarëve një alternativë të djathtë të qeverisjes

 

 “Ajo që dua unë të bëj është të mbledh 140 veta të saktë, me karakter të fortë që kanë integritetin e duhur, të hyjnë në parlament. Ka shumë njerëz që thonë nuk bëhet, unë them bëhet.”

 

Aktivistja Kokalari theksoi se synimi eshte per te krijuar nje levizje te djathtë, duke shpjeguar se një prej cështjeve për të cilat ajo u nda nga lideri i opozitës Sali Berisha, ishte aleanca me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën.

 

“Wshtë një përlyerje të thuash ne po kthehemi në një parti konservatore, ndërkohë që tip o bën koalicion me një parti komplet të majtë.”

 

Aktivistja shqiptaro amerikane Evi Kokalari u bë e njohur në skenën politike shqiptare në vjeshtën e vitit 2021 kur ajo doli në krah të Sali berishës në betejën e tij kundër lulzim bashës. Kokalari mori pjesë në disa prej takimeve të Berishës gjatë lëvizjes që mori emrin foltorja si dhe u bë pjesë e mbledhje për Rithmelimin e PD. Evi Kokalari nisi të kritikojë Sali Berishën për mënyrën se si u zhvillua votimi ne pd për ekipin e ri drejtues duke akuzuar për manipulim të procesit si dhe kritikoi ashpër aleancën e Berishës me Ilir Metën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re