Nga Nada Dosti

Quhen REZISTENCA. Nuk janë djemtë e Profesorit tek La casa de Papel, e për ata që nuk e kanë parë, një version modern i Robin Hudit, apo musketierë të kohës sonë, të cilët më shumë se të ndihmojnë të varfërit duan të rrëzojnë sistemin për të krijuar një balancë më të qëndrueshme midis pasurisë që qarkullon dhe varfërisë, një tentativë për t’i plasur në fytyrë (të sistemit) të gjitha padrejtësitë.

Përveçse një kryevepër spanjolle, e vlerësuar edhe nga shkrimtari mirënjohur Stephen King dhe çmuar me një Emmy Award, është një strukturë komplekse personazhesh karizmatikë, intilegjinentë, të zgjuar, të mençur me një mozaik të tërë figurash të ndryshme që në fakt janë aq shumë prezent në shoqërinë tonë.

Sikurse ndodh gjithmonë, arritjet më të mëdha vijnë nga probleme të mëdha. Një traumë fëmijërie, një sprovë jete e cila të çon peshë, e të përgatit prej fëmijërisë për një qëllim më madhor; për të krijuar impakt dhe për të realizuar ndryshimin që prej kaq shumë kohësh pritej.

Ç’ka është REZISTENCA?

Bëhet fjalë për një grupim qytetarësh të thjeshtë, intelektualësh dhe aktivistësh të cilët veten e përkufizojnë si “I gjithë Çegrani” dhe jo si lëvizje e orientuar kundër asnjë individi apo partie në veçanti. Të tillë ata synojnë bashkimin e të gjithë qytetarëve të zonës dhe rrethinave në një “Qëndresë” kundër çdo fenomeni negativ në shoqëri.

Deri tani, REZIZTENCA ka arritur të realizojë fushata si prishja e një guroreje, kthimi  i një prone shoqërore, si dhe një fushatë e cila kishte për qëllim të ndihmojë të dëmtuarit nga termeti në Shqipëri me një shumë prej 21750 eurosh.

Gjithashtu, falë kësaj lëvizjeje, me mbështetjen e të gjithë banorëve të Çegranit me rrethinë, u arrit të krijohen kushte për një proces tepër demokratik për zgjedhjen e Kryesisë së Bashkesisë Lokale – Çegran.

Pas kësaj, cilat do të jenë aspiratat e Lëvizjes?

REZISTENCA thotë se do të vazhdojë me dinamizëm edhe më të fuqishëm. Shumë shpejt ajo paralajmëron se do jetë një lëvizje e determinuar për të bërë ndryshime shoqërore, jo vetëm në Çegran por edhe Gostivar e më gjërë, dhe gjithmonë nën moton “Të unifikuar ngrihemi, të ndarë rrëzohemi”.

Siç thotë dhe politologu i ri Samet Shabani, ekziston një lloj mendësie se politikbërja është një proces që ka të bëjë vetëm me angazhimin me parti politike, por është në fakt një proces ku gjithësecili mund ta gjejë veten dhe mund të kontribojë.qoftë me angazhime në iniciativa joformale apo organizata joqeveritare që drejtëpërdrejtë ndikojnë në politikbërje./ tesheshi.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re