Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë një peticion sot në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkuarjen në zgjedhje të reja por formimin e një qeverie tjetër, duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur.

Sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re