Drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar pas forumit të organizuar nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, duke i konsideruar marrëveshjet trepalëshe të nënshkruara në Shkup si “Jugosllavia e Re”.

“…Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë. Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e kësaj dite.

Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit” (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen)”, shkruan Abazi.

Sipas tij, kryeministri Rama e vendos Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë.

“Me këto nënshkrime Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit…”, nënvizon ai

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re