5 ditë para se Lulzim Basha të zgjidhet për herë të 4 kryetar i PD, deputetët kanë ndërmarrë një lëvizje të fundit për të penguar rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike.

 

Deputetët që janë pozicionuar kundër Bashës, kanë kontaktuar anëtarët e Këshillit Kombëtar duke synuar të hedhin poshtë vendimet e Këshillit që u mblodh në qershor e duke synuar të bllokojnë garën për kreun e PD.

 

LEFTER GESHTENJA

 

“Nuk ka zgjedhje në 29 korrik, këtë e dinë të gjithë”

 

Nga 453 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar, shumica prej tyre, 273 anëtarë janë bashkuar kundër zgjedhjeve të 29 korrikut dhe rikthimit të Lulzim Bashës. Mes tyre kanë firmosur edhe demokratë që prej kohësh njohin si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën

 

LEFTER GESHTENJA

 

“Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.”

 

Ende është e paqartë se çfarë do të bëjnë deputetët që drejtohen nga Gazment Bardhi dhe cili do të jetë aksioni i tyre politik. Por duket e pamundur që deklaratat e tyre të ndalojnë Lulzim Bashën të zgjidhet të shtunën kryetar i Partisë Demokratike. Në këtë situatë duket se raundi i dytë i betejës do të zhvillohet në gjykatë dhe nuk përjashtohet mundësia që sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi të përpiqet të pengojë regjistrimin e Bashës si kryetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re