Është ndërruar shefi i sigurisë në Burgun e Drenovës.

 

Altin Gusho do të jetë shefi i ri sigurisë në burgun e Drenovës duke zënë vendin e Agim Tafajt.

 

Burime nga ky institucion bënë me dije për Vizion Plus se bëhet fjalë për një zhvendosje në detyrë të Tafajt, i cili do të mbajë të njëjtin pozicion në Vaqarr.

 

Gusho është prezantuar nga drejtori i Policisë se Burgjeve, Bardhyl Kaçorri. Në IEVP Drenovë vazhdon të mbajë detyrën e drejtuesit Genci Fezollari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re