David Rothschild, kreu 75-vjeçar i perandorisë bankare legjendare, do të japë dorëheqjen dhe t’ia dorëzojë frenat djalit të tij, Alexandre, 37 vjeç, që nga kjo verë, raporton Financial Times.

Alexandre Rothschild do të bëhet brezi i shtatë i dinastisë për të marrë përgjegjësinë për bankën investuese franko-britanike, e cila u themelua në vitin 1838.

Rothschild i ri aktualisht shërben si zëvendëskryetar ekzekutiv në bankë.

Ai bashkua me bankën në vitin 2008, në periudhën e krizës financiare, duke u zhvendosur nga pozita e menaxherit në firmën private Argan Capital.

Para kësaj, ai punoi shkurtimisht për Bear Sterns, një huadhënës në Nju Jork që falimentoi gjatë krizës.

Dorëzimi, i planifikuar për në qershor, vjen mes planit të gjatë të bankës për të diversifikuar nga biznesi i saj këshillimor francez dhe britanik.

Banka e investimeve, një nga më të vjetrat në botë, u nis nga Mayer Amschel Rothschild si një kompani hekurudhore franceze. Më vonë, pesë nga djemtë e Mayerit krijuan biznese bankare në të gjithë Evropën. Në vitin 2012, Rothschild integroi njësitë e saj franceze dhe të Britanisë së Madhe nën një kompani franceze, Paris Orleans. Tre vjet më vonë, ndërmarrja u riemërua Rothschild & Co.

Banka e investimeve drejtohet si një kompani financiare që mbulon bankën e investimeve, bankën e korporatave, kapitalin privat, menaxhimin e aseteve dhe bankën private.

Korporata thuhet se punëson rreth 2.800 njerëz në 40 vende.

Fitimet e gjysmë vitit të bankës ishin 852 milionë euro, sipas të dhënave të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re