Skip to content

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, ikën shefi i Komisariatit. Ja ndryshimet për disa qarqe

Policia e Shtetit 1

Lëvizje në Policinë e Shtetit. Sipas gazetares Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se këto ndryshime kanë prekur Sarandën, Beratin, Dibrën dhe Tropojën.

NDRYSHIMET
Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë. Shefi komisariatit Sarandë shkon shef komisariati në Dibër, në Sarandë shkon Saimir Shkambaj.