Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kufi me Kosovën duke protestuar sepse nuk lejohen të kalojnë në anën tjetër të kufirit edhe nëse kanë bërë të dy dozat e vaksinës. Sipas rregullave të vendosura nga Kosova, të gjithë personat që duan të hyjnë në territorin e vendit, duhet të jenë të vaksinuar me të tre dozat ose edhe nëse janë vaksinuar me dy doza, atëherë të bëjnë testin PCR që kushton 30 euro.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, më së shumti ata kuksianë, të cilët kanë dalë në protestë në pikën kufitare duke kërkuar që të mos pengohen për të hyrë në Kosovë sepse kishin familjarë të tyre që donin t’i takonin.

“Lëvizjen e lirë e kemi kudo, vetëm në popullsinë tonë shqiptare na dalin këto pengesa. Mundësisht të hiqen komplet. Edhe mbrëmë “Pfizer” tha që mund të shihej mundësia për t’u bërë vetëm një vaksinë në vit.

Çdo shqiptar, çdo kuksian ka familje në Kosovë, nipër, djem e vajza i kemi në Kosovë. Unë kërkoj nga qeveria e Kosovës që të hiqen këto barrier, të bëhet një bashkim kombëtar, jot ë vendosen këto. Të na njihet dokumenti dhe çertifikata e qeverisë shqiptare”– u shpreh njëri prej protestuesve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re