Skip to content

Lëvizjet diplomatike/ Pas deklaratës së ashpër, Yuri Kim do takohet me Lulzim Bashën

Ambasadorja Amerikane Juri Kim, do të zhvillojë një takim sot me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime bënë me dije se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14:30, në Selinë e PD.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane ka zhvilluar një sërë takimesh prej një jave duke dalë edhe me deklarata të forta për reformën në drejtësi. Ambasada e SHBA ka bërë sërish apel sot që reforma në drejtësi të ecë përpara, hap pas hapi.