Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme kryesinë e grupit të PS në orën 09:30. Ndërkohë në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PS.

Në fokus të takimit do të jetë largimi nga politika i Rrahman Rrajës dhe axhenda parlamentare në dy javët e fundit.

Nuk dihet ende nëse në takim do të marrë pjesë kryeministri. Kjo pasi ky i fundit ka të planifikuar në axhendë një takim në Vlorë, ndërsa në orët e pasdites do të niset drejt Lituanisë për të marrë pjesë në samit.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për vendimin e kryeministrit për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re