SARANDE- Dy të rinj janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Sarandës ditën e djeshme. Sipas bluve të qytetit bregdetar, shkak për procedimin e tyre është bërë konstatimi se lëviznin në qytet me automjete të vjedhura.

Pas ndalimit të 31-vjeçarit me inicialet A.R, “Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin A.R, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Smart” rezulton i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal”.

Ndërsa shtetasi i dytë i proceduar është një 25-vjeçar nga Librazhdi, “Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin K.K vjeç 25, banues në Librazhd, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Benz”, rezulton i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal”.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re