LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar Xheni Xhumari, banues në Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 278/a dhe 280 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re