Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë në bulevardin “Zhan d’Ark” në Tiranë.

Në pranga ra i riu Florjan Faslia. Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Ndërkohë uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë: 

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në bulevardin “Zhan d’Ark”, si rezultat i punës bazuar në inteligjencën policore, 18-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko