Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “24 Maj”, Vlorë, lëvizte një shtetas me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Inside”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-O. K., 33 vjeç, banues në lagjen “24 Maj” Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Gjatë kontrollit të shtetasit O. K., shërbimet e Policisë gjetën në çantën e tij, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re