Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri.

Mateo Ndreut nga kontrollet, u gjet në çantën e tij, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”.

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko