Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi është kapur me lëndë narkotike në makinë.

 

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, gjatë kontrollit në mjetin BMW 535 xDrive, policia i gjeti të riut 7.55 kilogramë kokainë në një vend të sajuar bagazh.

 

Më pas, ai u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua doganës së Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike është 550 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re