Policia e Beratit ka arrestuar një person, i cili u kap duke lëvizur me thikë në makinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. Sh., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 47 vjeç, të dy banues në Berat.

NJOFTIMI I POLICISE
Kontrolle fizike, në automjete dhe në ambiente, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Lëviznin me 2 mjete prerëse (thika), në automjet, arrestohet drejtuesi dhe procedohet penalisht pasagjeri.

Sekuestrohen 2 mjetet prerëse.

Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat goditën një rast të posedimit të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 47 vjeç, të dy banues në Berat.

Në lagjen “Uznovë”, nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. B., shërbimet e Policisë gjetën 2 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re