Kjo është një përzierje e cila zhduk në formë të magjishme dhimbjet e pafund të kyçeve. Është veçse njëra prej përzierjeve shërimdhënëse që na ofron natyra. Është e thjeshtë të përgatitet, e besueshme për t’u provuar.

Thuajse gjysma e lëndëve të dobishme ushqimore të limonit gjenden tek lëvorja e tij. Mirëpo shumica e njerëzve, për shkak të shijes së saj të thartë, përfitojnë vetëm nga lëngu i limonit, ndërsa lëvoret i hedhin. Ja që kur hedhin lëvoren e limonit në fakt kanë hedhur edhe një lëndë ushqimore mjaft të dobishme që do të përfitojë të mira shëndetit tuaj, por edhe që do të luftojë me dhimjen tuaj të kyçeve.

Vajrat esencialë që gjenden tek lëvorja e limonit qetësojnë damarët e gjakut dhe duke dhënë një efekt qetësuesi që pakëson dhimbjet, por edhe që shëron infeksionet, lehtëson dhimbjet e kyçeve në përgjithësi.

Si mund t’i kurojmë dhimbjet e kyçeve me lëvoren e limonit?

Përbërësit:

Vaj ulliri natyral

2 limona organikë

Gjethe okaliptusi

Një kavanoz i vogël me kapak

Gazra të pastra

Receta:

Vendosni lëvoret e limonit brenda kavanozit, hidhni vaj ulliri aq sa të mbulohen lëvoret. Më pas shtoni në të disa gjethe okaliptusi, mbylleni fort kavanozin dhe lëreni në një vend të errët për 2 javë.

Pasi të kenë kaluar 2 javë vendoseni përzierjen mbi gazrat e pastra dhe fiksojeni atë mbi pjesën ku ndieni dhimbje.

Nëse e vendosni para se të flini gjumë në darkë do të shihni se kjo lloj pomade do të përthithet më së miri nga lëkura juaj.

Doni të dini dobitë e tjera të lëvoreve të limonit?

Forcon sistemin e imunitetit dhe të tretjes

Lëvorja e limonit përmban vitaminën C dhe përbërës të tjerë që luajnë rol efektiv në mbrojtjen e trupit nga infeksionet. Ndërsa ngrënia e lëvores së limonit është e dobishme në kurimin e dhimbjes së fytit, gripit dhe ftohjes.

Ul nivelin e kolesterolit

Ngrënia e lëvores së limonit ul nivelin e kolesterolit dhe kështu mundëson që zemra juaj të punojë më rregullisht. Si shtesë e kësaj potasiumi që gjendet në limon rregullon edhe tensionin. Ndërsa polifenol flavonoidet që gjenden në lëvore ulin nivelin e kolesterolit LDL.

Lufton me kancerin

Përbërësit limonen dhe salvestrol Q40 që gjenden tek lëvorja e limonit luftojnë me qelizat kancerogjene. Si shtesë e kësaj flavanoidet mund të ndihmojnë në zhdukjen e qelizave kancerogjene.

Mbron shëndetin e kockës

Për kocka të fuqishme dhe të shëndetshme trupi ka nevojë për kalçium. Lëvorja e limonit, përveç kalçiumit përmban edhe vitaminën C. Ngrënia e lëvoreve të limonit ndihmon në parandalimin e osteoartridit, poliartridit me infeksion, frakturave, osteoporozës dhe romatoid atridit.

Ndihmon në mirëmbajtjen e gojës

Mungesa e vitaminës C tek shumë njerëz bëhet shkak për problemin e gingivave, gjakderdhjeve të mishrave të dhëmbëve dhe problemeve të tjera të gojës. Meqë lëvorja e limonit është e pasur me vitaminën C atëherë mund të parandalojë këta probleme me strukturën e saj të pasur.

Është i dobishëm për lëkurën

Acidi citrik dhe vitamina C që gjendet tek lëvorja e limonit pastron damarët e gjakut, mundëson largimin e përbërësve të huaj nga qelizat e lëkurës dhe bën që të fitojmë një pamje të shëndetshme. /f/.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re