Një drekë e shijshme që do ta keni gati në më pak se një orë.

2 peshk levrek
1 kg patate
2 thelpinj hurdhër
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri
majdanoz.

Udhëzimet
Pasi ta keni pastruar peshkun vëreni në një tepsi.
Qëroni patatet dhe prejini në formën që dëshironi. Hidhini në tepsinë ku vutë peshkun, hidhini kripë, piper hurdhër dhe majdanozin e grirë imët.

Shtoni edhe vajin e ullirit dhe gotën me ujë.
Mbulojeni me letër alumini dhe futeni në furrë të nxehur 200 gradë për 25 minuta.
Pas 25 minutash hiqini letrën e aluminit dhe futeni përsëri në furrë edhe për disa minuta të tjera.
Ju bëftë mirë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re