Presidenti Meta ka zbuluar se ka kthyer në Kuvend zgjatjen e afatit të koncensionit të Aeroportit të Rinasit, dhe fton deputetët që ti lexojnë mirë argumentet ligjore para se të votojnë.
Meta tha se ai ka pak shpresa se dikush prej deputetëve të dalë kundër Ramës, pasi i rrezikohet vendi në zgjedhjet e Prillit, por paralajmëroi se pas tyre çdokush do të përballet me ligjin.
“Iu bëj thirrje deputetët që të lexojnë argumentat e presidentit, prej 43 faqesh, dhe të mos votojnë më me kokën ulur dhe me kartonin lartë. Ftoj të gjithë deputetët që ta lexojnë dhe të mos thonë që nuk e kishin mendjen, të shohin këtë kryevepër të kapjes së shtetit. Nuk po ua lexoj se e keni të sistemuar dhe mund ta lexoni me qetësi”, u shpreh Meta.
“Unë shpresoj që të ketë reflektim, pasi gjasat janë të pakta, pasi u premtohet të gjithëve se do jenë në lista, që të ngrejnë kartonin dhe të ulin kokën.
Megjithatë për të gjitha çështjet, paralajmërimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe tepër të dokumentuar, dhe pasdiskutim nëse do të kishim pasur vërtetë një Reformë të suksesshme, kur nuk do të kishte guxuar qeveria dhe Kuvendi që të bënin afera të tilla.
Të jeni të sigurt se pas 25 Prillit çdo dëm që i është bërë interesit piblik do të ndiqet, prandaj ftova dhe forcat e tjera politike, që garojnë në zgjedhje ta lexojnë atë dokument me vëmendje”, tha më tej Meta.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
