Poetja Luljeta Lleshanaku e ftuar në emisionin “Fol me mua” të Rovena Dilos në Fax NeWs rrëfeu pjesë nga fëmijëria e saj duke thënë se që në kopësht ishte shumë e shkathët dhe e dhënë pas recitimit.

Lleshanaku u shpreh se fëmijëria nuk ka trishtim sepse nuk ka histori mbrapa por është një komponent i fuqishëm që e bën njeriun më analitik në rast se i bie të provojë situata pak të rënda për atë moshë.

Në narrativën e saj për dashurinë ndaj poezisë ajo u shpreh se sot ashtu si në çdo fushë që duhet t’i përgjigjesh kërkesës së audiencës, edhe kur shkruan i përgjigjesh asaj që lexusi do.

Poetja tha se lexuesi i sotëm lëviz me një dinamikë të jashtzakonshme dhe nuk do shumë gjëra impenjuese, jo se është larguar nga shpirti por kërkon një formë tjetër komunikimi.

“Jam rritur ne nje shtepi me oborrr me trendafila. Kam qene 6 vjece, isha ne kopesht, isha nje femije qe recitoja dhe e shkathet. Ne ate kohe erdhi nje ekip televiziv se do jepnim nje koncert. Ate dite isha me temperature por vajta. Mama ate dite nuk e di por me dha nje tufe me trendafila.

Shkoj ne kopesht dhe shoh edukatoren qe po fliste me ekipin e Tv por une nuk kuptoja, isha femije. Edukatoja shume e merzitur dhe me shume takt me foli dhe me tha Luli shko ne shtepi. Mama sa me pa e kuptoi , kjo ishte biografia.

Une ne kthim aq e merzitur saqe tufen me trendafila i hodha ne nje kanal. Si mund t’ja shpjegoje nje femije se ku ishte problemi, per te kuptuar cfare ishte biografia.

Kur mbaroi koncerti edukatorja erdhi dhe ja shpjegoi mamit. Kjo me tregoi si duhet te pergatitesha, se cfare do me ndiqte pas.

Një fëmijë nuk ka histori mbrapa dhe nuk ka arsye të trishtohet.

Poezitë e mia nuk kanë lidhje me trishtimin nga fëmijëria, por ajo më coi te poezia sepse ti je përballë situatave që janë tepër për shpatullat e një fëmije, bëhesh më analitik dhe bën më shumë pyetje, të ndihmon për një mekanizëm reflektiv brenda vetes.

Kur je fëmijë më rëndësi ka pyetja: Pse ndodh? Mënyra si ti e server poezinë është një lloj mjeshtërie.

-Ke frikën e kritikës?

“Jo, por kur fut dicka të re është një lloj sprove dhe sfida për cdo shkrimtar është se audience lëviz me një dinamikë të jashtzakonshme dhe është njësoj si ju, para se të publikosh këngën thua a i përgjigjet shijeve të tyre.

Gjithsesi është sfidë dhe për botuesin dhe autorin , ka një dozë pasigurie gjithmonë dhe a janë në linjë të gjithë elementët”-tha poetja.

-Si mund të jesh lexues i një poezie në kohë të shpejta?

“Brenda një poezie ka shumë gjëra, është produkt akumulimi për një kohe të gjatë dhe aty ku është improvizuar duket si dicka spontane.

Ka një lloj marrëdhënie që ti duhet të ndjekësh intuitën por natyrisht nuk vendos ajo gjithcka, ti krijon idenë se cila është marrëdhënia e lexuesit me cdo fushë.

Lexuesi i sotëm nuk do shumë gjëra impenjuese, nuk po largohet nga shpirti por ndryshon mënyra e komunikimit me të.

Transformimi fillon nga pozicioni i lexuesit, largohesh dhe afrohesh në bazë të kërkesave”

–Çfarë simbolizon për ty molla, meqë ke bërë një poezi goxha metaforike?

“Poezia ime është pak e vrazhdtë për atë titull, fAbula sillet te këto qytezat fantazëm nga emigracioni, ku marrëdhëniet midis babait dhe fëmijeve vihen në dyshim. Me mollë të kalbur nënkuptoj një botë të lënë pas dore, qytetet të braktisura.

Unë do thoja dashuria është si një mollë që mund ta kafshosh dhe ta hedhësh pa u ndjerë fajtor. Kuntet në poezitë e mia, thellësia, ana formale apo vargjet, nuk mund ta quaj as compliment kur thonë sa bukur tingëllon sepse poezia është ide.

Emri i përgjigjet një tipologjie të caktuar dhe nuk i përdor shumë për korrektesë sepse mund të jenë persona konkretë.

Vajza ime ka një emër të bukur shqiptar Lodia dhe ka kuptimin e lotëve, ndërsa e dyta e ka Lea dhe e kam marrë në bibël dhe nuk thotë asgjë as për kulturën tonë apo ku ta di”-përfundoi poetja.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re