Lezha këtë javë e ka nisur me temperatura nën zero, çka ka bërë që rrygët e qytetit të kenë prezencë të madhe akulli. Akulli nëpër rrygët e qytetit është i pranishëm më shumë nëpër trotuaret, çka ka vështirsuar shumë lëvizjen e qytetarëve.

Rrugët rurale të Bashkisë Lezhë jan pjesërisht të kalueshme pasi në disa ka prezencë akulli. Problem paraqet rruga rurale që Lidh Njësinë Administrative Ungrej pasi kjo shtrihet në territor malorë dhe rruga është me prezencë akulli dhe bore. Autoritetet e Bashkisë kan marr masa të pjesshme për mbajtjen hapur të rrugëve, madje edhe të qytetit. Trotuaret as që jan pastruar, vetëm para bizneseve ku i kan pastruar vetë pronarët e tyre.

Furnizimi me energji elektrike në teritorin e Bashkisë Lezhë ka qenë skandaloz. Njësitë Administrative të fushës së Zadrimës ka dy ditë që nuk kam pothuajëse fare energji. Më të prekurat nga mungesa e energjisë elektrike jan Njësitë Administrative të Kallmetit, Balldrenit, Blinishtit, Dajçit, Zejmenit dhe ajo e Ungreit, pjesërisht edhe Shënkolli. Edhe në disa lagje të qytetit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, si në lagjen “Nënë Tereza”, “Demokracia” që e kan kaluar natën në errsirë dhe të ftohtë. Po ashtu ndërprerje të pjesshme ka patur në të gjitha lagjet e qytetit, madje edhe në qendër të tij.

Edhe furnizimi me ujë në disa lagje periferike të qytetit Lezhë dhe të disa Njësive administrative kan patur ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të ngrirjes së tubacioneve.

Problem paraqet edhe gjendja në burgun e Shënkollit ku të dënuarit nuk kanë patur ngrohje në këto temperatura nën zero.

Rruga Lezhë-Shëngjin kalohet me vèshtirsi pasi ka prezencë tè madhe akulli, çka po përbën rrezik për automjetet pasi disa prej tyre janë përplasur. Bashkia ende nuk ka nis kriposjen e kësaj rruge.

Gjendja në teritorin e Bashkisë Mirdtë është mjaft e vështirë pasi pjesa dërmuese e këtij teritori shtrihet në zona malora ku temperaturat ka rënë mbi 15 gradë nën zero, çka ka bërë që rrugët rurale të mbeten të kalueshme shumë me vështërsi vetëm me zinxhirë. Edhe në qytetet Rrëshen e Rrubik të Bashkisë Mirditë jan të mbuluara nga bora dhe akulli, ndërsa Njësitë Administrative malore jan të mbuluara nga një trashsi bore që varion nga 20 deri në 40 cm.

Më problem paraqesin në teritorin e Bashkisë Mirditë Njësitë Administrative Të Famit, Oroshit, Kaçinarit, Selitës dhe Kthellës, ku shumë fshatra të tyre jan të izoluara. Furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative të Bashkisë Mirditë ka qenë i pjesshëm pasi shumë fshatra të thella të këtyre njësive kan patur ndërprerje të energjisë elektrike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re