Këto janë pamjet e Lezhës mëngjesin e kësaj të enjte.

 

I gjithë qyteti u zgjua nën pushtetin e ujit. Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të shoqëruara edhe me erë të fortë, të gjitha pusetat dhe kanalet kulluese u bllokuan.

 

Si rrjedhojë, uji vërshoi duke përmbytur shumë lagje. Për shkak të situatës së pazakontë si shoferët ashtu edhe këmbësorët patën vështirësi në lëvizje.

 

Ndërkohë fëmijët e patën të pamundur të shkonin në shkolla, pasi uji kishte mbuluar oborret. Kjo gjë detyroi autoritetet që të pezullonin mësimin në disa prej këtyre institucioneve të arsimit fillor e të mesëm.

 

Nga reshjet intensive u dëmtua dhe një tubacion i ujit të pijshëm.

 

Po ashtu u bllokua aksi i vjetër i rrugës Lezhë-Milot. Përrenjtë vërshuan në rrugë duke paralizuar qarkullimin e mjeteve pasi niveli i ujit u rrit me shpejtësi.

 

Shumë makina dolën jashtë funksionit ndërsa u desh ndërhyrja e kamionçinave për t’i tërhequr.

 

Eshte bllokaur aksi komplet nga laci deri ne lezhe. Ka shume levizje kjo rrugë. Ka qën në mengjes që është bllokuar. Janë 20 kamiona aty në kthesë. 10 makina kemi nxjerrë deri më tani. Ka bërë shumë dëme. Përsëritet shumë shpesh kjo situatë.

 

Banorët akuzuan pushtetin vendor se nuk ka marrë masa për pastrimin e kanaleve.

 

Ju po shifni vetë. Përvec gazetarëve këtu nuk ka ardhur njeri. Ka një javë dhe nuk është hapur as një metër kanal.

 

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se përmbytjet erdhën si rrjedhojë e reshjeve të shumta të shiut dhe se situata është kalimtare.

 

ERMAL PACAJ

 

NENKRYETAR I BASHKISE LEZHE

 

Kemi pasur rreth 45-deri në 50 ml shi. Pra praktikisht është një volum shumë i lartë rreshjesh. Ngarkesa më e madhe ësntë në qytet. Problem me stacionin e pompave, volume i lartë i reshjeve na ka sjelël përballë një situate që e ka rënduar por jo për tu shqetëesuar. Sepse në pjesnë e dytë të ditës do kemi nëj rënie të rreshjeve do kemi përmirësim.

 

Sa i përket situatës së fshatrave kemi situatë noramle. Kullimi po funksionon normalisht përvec akseve të përmbytura. Në aksin që kemi tani prezent që është rruga e vjetër nga qyteti deri në milot kemi dy tre vende ku po ndërhyet për shkak të prurjeve.

 

Por krahas qytetit, përmbytjet kanë sjelle dëme në bujqësi si në Zejmen, Balldre, Torovicë. Ndërkohë në Zejmen pati edhe devijim të rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re