Lezha këtë të hënë është bërë pjesë e listës së bashkive të shpallura zona të gjelbërta pasi që gjatë ditëve të fundit nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri me koronavirus.

Futja e Lezhës në listën e zonës së gjelbër ka krijuar trafik dhe një lëvizje të shtuaar të automjeteve dhe të qytetarëve në grupe.

Lexo edhe: Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare, shtohen zonat e gjelbra

Gazetari Gjergj Figuri raporton për Abc News se pas dy muajsh tashmë në Lezhe duket se është kthyer normaliteti dhe masat e marra ndaj Covid 19 duhet se nuk ekzistojnë. Qytetarët nuk respektojnë as distancimin social dhe nuk mbajnë masat mbrojtëse.

Ndër të tjera gazetari thekson se tashmë Lezha po shfrytëzon futjen në zonën e gjelbërt dhe qytetarët kanë harruar zbatimin e masave sociale.

Gjithashtu në institucione të ndryshme ka radhë të gjata qytetarësh që dynden për të marrë shërbime dhe për të kryer pagesa, pa respektuar distancimin social.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re