Ka kulla, por jo vrojtues.

Vendqëndrimet e rojeve te plazhit ne Lezhe janë bosh edhe pse sezoni ka nisur.

Pushuesit ngrejnë shqetësimin e mungesës se tyre e thonë se ata janë te domosdoshëm veçanërisht për sigurinë e fëmijëve.

Duhet, por nuk kam parë”, ka thënë një pushues.

Një tjetër shprehet se vrojtuesit duhen pasi ka shumë fëmijë në plazh.

Për këtë verë janë trajnuar 140 persona, por që e gjithë vija bregdetare e Lezhës të jetë e mbuluar duhen së paku edhe 40 vrojtues të tjerë.

“Në Lezhë kemi rreth 140 vrojtues, por duhet edhe gjysma e tyre që të kompletohet vija bregdetare”, ka thënë ai.

Luçiano Marku nga Shoqata e Vrojtuesve të Detit thotë se subjektet hasin vështirësi për gjetjen e rojeve te plazhit pasi mungon interesi.

Duke qenë një profesion i ri, interesi është i pakët, por duke qenë se është detyrim ligjor për subjektete private dhe publike duhet që të punësohet një vrojtues”, shprehet ndër të tjera ai.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet një problematik e trashëguar nga sezonet e kaluara edhe pse është një detyrim ligjor si për bashkitë ashtu dhe për subjektet private.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re