1541 bimë kanabis janë asgjesuar në 3 fshatra në Lezhë, në kuadër të finalizimit të fazës së 23-të të megaoperacionit “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1541 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 fshatra të rrethit Lezhë.

Policia e Lezhës ka gjetur të kultivuara në tokë në zona pyjore, në total 1541 bimë narkotike cannabis sativa të cilat pas veprimeve procedurale u asgjësuan me anë të djegies.

Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë kanabis në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë kanabis në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të kanabis  në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh.

Policia po vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re