IKMT këtë të premte ka nisur shëmbjen e podiumit ku do vendosej busti i Skenderbeut.

 

Shtatorja e heroit kombëtar do të vendosej me rastin e përvjetorit të Kuvendi të Lezhës, por sipas IKMT ndërtuesit nuk kishin marrë leje pranë Institutit te Monumenteve.

 

Ndërkohë në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se është papranueshme bllokimi i ministrisë për vendosjen e kësaj shtatore të shumë pritur për Lezhën.

 

Ndërkaq bëhet me dije se kanë qenë disa qytetarë të cilët e kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re