Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Policia njofton se ai ka ndërtuar pa leje në plazhin e Tales.

Bëhet fjalë për një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve. Policia njofton se kontrollet për konstatimin e ndërtimeve pa leje vijojnë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re