Është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit nga Lezha, i cili u mbyt 2 javë më parë në lumin Drin.

Trupi i pajetë i 54-vjeçarit Agim Zeqja është gjetur rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt.

Agim Zeqja u mbyt më 28 janar, ndërsa familjarët fajësuan autoritetet se për të kërkuar trupin e njeriut të tyre kishin sjellë polumbar amatorë.

Sot është dita e tretë që nga humbja e vëllait, përsa i përket shtetit, ka ardhur formalisht në darkë pas 6 orësh, kanë bërë një zhytje amatorësh. Sa i përket ditës së djeshme, mund të themi se ishte e papërshtatshme ndërhyrja, por sot ora është 13 dhe ende asgjë.

Sa i përket shoqërisë dhe çunave me skafe privatë dhe të gjitha mjetet kanë qenë në gatishmëri, ndërsa shteti pothuajse nuk funksionon fare. I bëj apel shtetit që të vihet në lëvizje për të gjetur vëllain tim.

Është turp që shteti vjen me dy amator polumbarë, pa një mjet lundrues e pa asgjë tjetër, thjeshtë formalisht”, – tha Shyqyri Zeqja, vëllai i viktimës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re