Home SHQIPERIA Lezhë, sekuestrohet tokë tek “rana e hedhun”

Lezhë, sekuestrohet tokë tek “rana e hedhun”

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Rreth 285 mijë metra katrorë tokë janë sekuestruar sot nga prokuroria e Lezhës, në bregdetin e Shëngjinit, ne vendin e quajtur “rana e hedhun”.

 

Hetimet zbuluan se kjo sipërfaqe është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara, duke kaluar  në pronësi të disa personave të ndryshëm. Prokuroria e Lezhës nisi hetimin pas kallëzimit të personi, i cili posedon dokumenta zyrtare për pronësinë e tij mbi këtë tokë, por që në fakt rezulton se është regjistruar në emër të familjeve të tjera.

 

Nga hetimi është provuar se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në zonë pemëtore dhe tokë are. Pas këtij ndryshimi, toka iu është ndare disa familjeve sipas ligjit 7501, e me pas nje pjese e saj është tjetërsuar, duke u shitur tek persona te tjerë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë