Në Lezhë nuk u zbatua urdhri që në 10 njerëzit të mbyllen brenda. Këto janë pamje pas orës 10.00 në qytet, ndërsa lajmërimet e policisë bënë që njerëzit të shpërndahen pas gjysmë ore.

 

Rrugët e qytetit u mbushën që në mëngjes, ndërsa njerëzit lëvizën me biçikleta. Disa prej tyre u shprehën moskokëçarës dhe thanë se nuk kanë frikë nga koronavirusi.

 

Policia ngriti postoblloqe për të ndaluar lëvizjen e këmbësorëve. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, këmbësorët do të kenë mundësi të lëvizin vetëm gjashtë orë në ditë.

 

Paradite lejohet lëvizja në fashat orare 06.00-10.00, ndërsa pasdite në oraret 16.00-18.00. Kush nuk e zbaton këtë urdhër, gjobitet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re