Ndërsa Huawei prezantoi suksesshëm P20 Pro dhe tërhoqi vëmendje të lartë, është e vështirë të imagjinojmë se cila do të jetë përgjigja e LG-së e aftë të matet me flagshipin e prodhuesit Kinez.

Megjithatë një gjë është e sigurte, LG nuk tërhiqet dhe ka vendosur që më 2 Maj të prezantojë modelit G7 ThinQ.

Do të mbahen dy aktivitete njëherazi për prezantimin e LG G7 ThinQ: një në Nju Jork më 2 Maj dhe një në Seul më 3 Maj.

Ashtu si Huawei P20 Pro dhe prodhues të shumtë Android, G7 ThinQ do të ketë një shirit të zi në krye të ekranit.

ThinQ është një markë e aplikuar nga kompania tek elektroshtëpiaket ndërsa së fundit është zgjeruar edhe në telefonët inteligjentë me V30S ThinQ.

Një informacion i fundit konfirmoi se telefoni do të ketë një buton fizik dedikuar inteligjencës artificiale. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re