Të paktën tre protestues libanezë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë një demonstrate në mbështetje të Hezbollahut dhe Lëvizjes Amal në kryeqytetin Bejrut.

Qindra mbështetës të dy grupeve shiite po demonstronin kundër një vendimi gjyqësor që refuzon një peticion për shkarkimin e hetuesit gjyqësor, Tarek Bitar, i cili po merret me hetimin mbi shpërthimin e portit të Bejrutit në vitin 2020.

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka akuzuar gjyqtarit Bitar se është i njëanshëm, duke theksuar se puna e tij “përfshin shënjestrimin politik dhe nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë”.

Ushtria libaneze tha se protestuesit u sulmuan derisa po shkonin drejt Pallatit të Drejtësisë.

Në një deklaratë, ushtria u kërkoi civilëve të lirojnë zonën dhe paralajmëroi se do të qëllojë mbi çdo person të armatosur.

Shpërthimi i vitit 2020 në portin e Bejrutit

Më 4 gusht të vitit 2020 në portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr në një depo me lëndë shpërthyese dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm, i cili tronditi të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën mbi 200 persona, u plagosën mbi 6 mijë të tjerë dhe 300 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të shpërthimit.

Avokatët e deputetëve të Lëvizjes Amal, Ali Hassan Khalil dhe Gazi Zuaytir, ditë më parë ngritën padi për “shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit Bitar, i cili po kryen hetimin.

Para kërkesës kundër tij për “shkarkim nga detyra”, Bitar lëshoi urdhër arresti ndaj avokatit Khalil i cili nuk mori pjesë në seancën e fundit.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave nuk mund të mbahej dje kundër kërkesës së ministrave të cilët janë anëtarë të Lëvizjes Amal dhe të Hezbollahut për caktimin e një personi tjetër në hetim në vend të gjyqtarit Bitar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re