Mijëra persona në qytetin Saida të Libanit, falën namazin e xhenazes në mungesë për personat që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e mban prej 35 ditësh nën bombardime intensive.

Me thirrjen e Myftinisë libaneze, në stadiumin e qytetit Saida në jug të vendit u fal namazi i xhumasë.

Namazi i xhumasë u fal në mënyrë masive nga mijëra libanezë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ndërsa në hutben e mbajtur nga myftiu i rajonit jugor, Selim Susan u bënë lutje për qytetarët e Gazës.

Pas namazit të xhumasë u fal namazi i xhenazes në mungesë për të vrarët në Gaza si dhe u mblodhën donacione për t’u dërguar në rajon.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re