Skip to content

Liban, protestë kundër krizës ekonomike dhe kostos së jetesës

Liban Proteste

Libanezët mbajtën një protestë në kryeqytetin Bejrut kundër kostos së jetesës së shkaktuar nga kriza ekonomike dhe zhvlerësimi i monedhës vendase.

Protestuesit, që u mblodhën në pjesë të ndryshme të qytetit, dogjën goma, bllokuan disa rrugë kryesore dhe hodhën parrulla që dënonin përkeqësimin e kushteve të jetesës dhe krizën e karburantit.

Nga ana tjetër, forcat e sigurisë ndërhynë në protestë, duke hapur një autostradë të bllokuar.

– Kriza ekonomike në Liban

Ekonomia e Libanit, që ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Monedha vendase, lira libaneze, tregtohet me çmime të ndryshme me zhvlerësim në banka dhe tregun e zi, edhe pse Banka Qendrore mban konstant kursin e këmbimit. Ndërsa norma zyrtare e përcaktuar nga Banka Qendrore ishte 1.507 dhe norma aktuale në banka ishte 3.900 lira, sot dollari tregtohej në mbi 15 mijë lira në tregun e zi.