Katastrofa e Bejrutit ka provokuar të tjera protesta në Liban, të shpëeshtuara kohjët e fundit, ku si kredo kanë patur reagimin ndaj gjendjes së rënduar ekonomike, bashkangjitur pretendimeve për korrpsion qeveritar.

Të enjten, qnidra libanezë dolën në rrugë gjatë natës për të shprehur pakënaqësi të madhe ndaj qeveritarëve pas shpërthimit katastrofal në port.

Protestuesit shkatërruan xhamat e dyqaneve dhe hodhën gurë ndaj policsëi në një lagje afër parlamentit, njoftoi agjensia shtetërore libaneze e lajmeve.

Midis protestuesve pati të plagosur, tha agjensia.

Incidentet shpërthyen përpara demonstratave të mëdha antiqeveritare të planifikuara për të shtunën.

Vite korrupsioni dhe keqmenaxhimi

Për shumë libanezë, shpërthimi shkatërrues ishte një “derdhje kupe” pas vitesh korrupsioni dhe keqmenaxhimi nga elita politike për dekada të tëra.

Shpërthimi, i cili vrau të paktën 137 njerëz, plagos mijëra dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë, besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr që përfshiu një rezervë prej 2,750 ton nitrat amoniumi, të cilin autoritetet e lanë në një depo për vite megjithë paralajmërimet e përsëritura nga zyrtarët e doganave.

Banorët e Bejrutit shprehën zemërimin e tyre ndaj drejtuesve dje gjatë një vizite të pesidentit Emmanuel Macron.

Duke bërtitur “Revolucion!”, ata u mblodhën rreth Macron, i cili premtoi të bëjë presion ndaj politikanëve për të zbatuar reformat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re