Libani njoftoi se një avion zbulues dhe 4 avionë luftarakë të ushtrisë së Izraelit kanë shkelur hapësirën e tij ajrore.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria libaneze thuhet se “Ditën e enjte 4 avionë luftarakë që i përkisnin armikut izraelit shkelën hapësirën ajrore të Libanit. Avionët në fjalë u larguan nga qielli libanez mbi det nga perëndimi i Bejrutit pasi bënë fluturime rrethore në pjesë të ndryshme të Libanit”.

Para shkeljes së avionëve luftarakë, në hapësirën ajrore të Libanit hyri nga deti një avion zbulues i Izraelit, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se avioni në fjalë u largua nga hapësira ajrore pasi fluturoi për një kohë mbi Bejrut.

Më tej theksohet se çështja e shkeljeve nga avionët izraelitë janë ndjekur në mënyrë të koordinuar me Task Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Ushtria libaneze edhe më 22 tetor njoftoi se një mjet ajror pa pilot i Izraelit shkeli për 5 minuta hapësirën ajrore të Libanit.

Izraeli dhe Libani, si rezultat i negociatave indirekte afatgjata, më 27 tetor nënshkruan marrëveshje duke arritur dakordim në çështjen e përcaktimit të kufirit detar.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re