Libani dhe Izraeli kanë filluar negociatat për të përcaktuar kufirin e tyre detar, negociata që mbahen në selinë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në qytetin jugor Naqoura.

Libani është bllokuar në një mosmarrëveshje me Izraelin mbi një zonë në Detin Mesdhe që përfshin rreth 860 kilometra katrorë, e njohur si Zona Nr. 9, e cila është e pasur me naftë dhe gaz.

Në vitin 2016, Bejruti njoftoi fillimin e raundit të parë të licencave për kërkime.

Dje, presidenti libanez, Michel Aoun, tha se bisedimet për demarkacionin e kufirit me Izraelit do të jenë “teknike”.

Kufijtë detarë midis Libanit dhe Izraelit nuk kanë parë ndonjë konflikt ushtarak, ndryshe nga kufijtë e tyre tokësorë.

Grupi libanez Hezbollah kontrollon zonën në kufi me Izraelin dhe tensione sporadike po ndodhin kohë pas kohe pasi Tel Avivi akuzon grupin Shia për përpjekje për të shkelur kufirin.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re