Libani njoftoi se do të paraqesë ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër Izraelit me akuzën se ka hedhur bomba me fosfor të bardhë në rajonet kufitare të vendit.

Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib në një deklaratë me shkrim tha se ka udhëzuar Misionin e Libanit në Kombet e Bashkuara që të paraqesë ankesë në KS të OKB-së për “përdorimin e fosforit të bardhë nga Izraeli në sulmet që ka kryer disa herë kundër Libanit dhe të dënojë djegien e qëllimshme të zonave me pemë dhe pyje në Liban”.

Për shuarjen e zjarrit që u paraqit si pasojë e sulmeve izraelite në rajonin Sheikh Zeyn në jug të Libanit dje në rajon u dërguan automjetet zjarrfikëse.

Pjesa jugore e Libanit, prej rreth 3 javësh është skenë e luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut si dhe grupeve palestineze që ndodhen në vend.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re