Albin Kurti menjëherë pas takimit me kancelarin gjermane Angela Merkel ka folur me nota optimiste për liberalizimin e vizave të Kosovës me Bashkimin Europian.

Kryeministri i Kosovës tha se vendi i tij ka plotësuar dyfishin e kushteve që kishte Shqipëria por përsëri Bashkimi Europian vazhdon ta mbajë “peng” lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.

“Merkel më konfirmoi se liberalizimi i vizave është shumë e rëndësishme që do të ndodhë së më shpejt. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, kemi plotësuar 95 kritere per liberalizimin e vizave. Ne kemi plotësuar dyfishin e kritereve që kishte Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi dhe sërish BE nuk bie dakord për të liberalizuar vizat. Franca dhe Holanda janë dy vendet që janë skeptike”, tha Kurti.

Kujtojmë që ditën e sotme kancelaria gjermane Angela Merrkel ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë ku ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor.Temë e rëndësishme diskutimi janë zhvillimet rajonale ku Gjermania ka qenë iniciuese e procesit të Berlinit dhe “Ballkanit të Hapur”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re