Liberalizimi i vizave, që mbeti peng për Kosovën me anë të kushtëzimit të disa kritereve nga Bashkimi Evropian, është pengesë e realizimit të qëllimeve të shumë të rinjve në vend.

 

Të rinjë e Kosovës shpresojnë se fundi i izolimit do t’u hap rrugë që të shfaqin potencialin e tyre edhe në Evropë. Një ndër to është Leonora Krasniqi e cila dhe pse ka dy fakultete të kryera, nuk arrin që të gjejë punë.

 

Si shumë të rinj të tjerë, ajo mendon se Kosova nuk po u ofron perspektivë për të ardhmen, sipas saj, është arsyeja pse ajo ndoshta do të largohej nga Kosova në mënyrë që të ushtrojë profesionin e saj.

“Deri më tani nuk është shpërblyer puna ime. Edhe pse kam aplikuar në vende të ndryshme të punës, deri më tani nuk kam gjetur një vend të punës”.

 

Gjithashtu izolimi i qytetarëve i ka shkaktuar probleme edhe komunitetit të artistëve.

 

Aktori Ylber Bardhi, thotë se liberalizimi do të ishte lehtësim për pjesëmarrje në audicione dhe festival ndërkombëtare.

“Ne si artistë shpesh shohim në rrjetet sociale se brenda 24 orëve mund të ndodhë një audicion, në Vjenë ose Gjermani. Po të kishte liberalizim, ti e merr pasaportën dhe biletën dhe nisesh për audicion, ky do të ishte lehtësim për artiste”.

 

Ata shpresojnë se në rast të rekomandimit pozitiv nga Bashkimi Europian, procedurat e pritjeve të gjata para ambasadave mund të përmbyllen deri në fund të këtij viti. / Radio Evropa e Lire

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re