Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të gjitha lojërat e fatit do të mbyllem, përveç Lotarisë së Kosovës.

 

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, shefi i qeverisë ka kritikuar qeverisjet e mëhershme pse nuk ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me kazinotë dhe lojërat e fatit.Haradinaj u zotua se janë të gatshëm të interesohen për të gjithë ata të rinj e të reja që kanë punuar në lojërat e fatit, por e pranoi se mundësitë janë të kufizuara për vende të punës.

 

Haradinaj i quajti të papranueshme deklaratat  zëvendësministres tashmë të shkarkuar Vesna Mikiç, sa i përket intervenimit të NATO-s mbi Serbinë për shkak të gjenocidit që kjo e fundit kreu kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.

 

Ndërkohë në lidhje me ndikimin që mund të ketë taksa në liberalizimin e vizave për Kosovën, Haradinaj me humor ka thënë se është bërë zor t’iu besohet evropianëve.

 

Kryeministri gjithashtu është shprehur se me Shqipërinë po mundohen qe të heqin pritjet e gjata në pjesën kufitare dhe tani pret që Tirana zyrtare të bëjë hapat e tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re