Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman për armëpushim në afat të gjatë në Gazë si kusht vendosi zgjidhjen e problemit të izraelitëve që mbahen peng nga ana e Hamasit.

Sipas lajmit që përcjell transmetuesi publik i Izraelit (Makan), ministri i Mbrojtjes, Liberman dje vizitoi zonën kufitare të Rripit të Gazës.

Në deklaratën e tij të bërë këtu Liberman bëri të ditur se pa zgjidhjen e problemit me izraelitët që mbahen peng për një kohë të gjatë nga ana e Hamasit nuk do të mund të vendoset armëpushimi në afat të gjatë, gjë të cilën ata i kanë njoftuar shumë herë edhe Hamasit nëpërmjet kanaleve të ndërmjetësuesve egjiptianë.

Ministri izraelit deklaroi se vendi i tij dëshiron ta ruaj qetësinë, por nëse është e nevojshme do të mund të ndërmarrë edhe operacione në një kohë kur për ato krijohen kushtet. Liberman bëri të ditur që në rast se nuk vazhdon qetësia Izraeli do të mbyllë vendkalimin kufitar Kerm Ebu Salim, që është porta e vetme tregtare e Gazës.

Izraeli pretendon që prej sulmeve të ndërmarra ndaj Gazës në korrik 2014 e këtej Hamasi mban peng 4 qytetarë izraelitë, në mesin e të cilëve dy janë ushtarë.

Ndërkaq Hamasi refuzon të japë informata në lidhje me pengjet izraelite që ndodhen në duart e tij pa u organizuar shkëmbimi i pengjeve.

Egjipti dhe Kombet e Bashkuara janë duke ndërmjetësuar për vendosjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Palestinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re