Familjet në qytetin Tarhuna të Libisë mbajtën një protestë për fëmijët e tyre që janë rrëmbyer nga milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e kanalit televiziv “Libya Panorama” thuhet se në qytetin Tarhuna familjet zhvilluan një protestë për të zbuluar fatin e fëmijëve të tyre që janë rrëmbyer nga grupi milic Kaniyat të lidhur me Haftarin.

Sipas një deklarate nga faqja e internetit të operacionit “Burkan Al-Ghadab”, komiteti për përcaktimin dhe kërkimin e personave të zhdukur në Libi ka bërë të ditur se 115 persona janë zhdukur që nga fillimi i sulmeve kundër kryeqytetit Tripoli nga prilli 2019 e deri më tani.

Ushtria e Libisë në kuadër të operacionit “Stuhia e Paqes” që filloi më 25 mars, siguroi më 3 qershor kontrollin në të gjithë kufijtë administrativë të kryeqytetit Tripoli ndërsa më 5 qershor në qytetin Tarhuna.

Pas çlirimit të qytetit Tarhuna që u përdor nga milicët e Haftarit si qendër operacionale dhe furnizimi në sulmet që vazhduan për 14 muaj kundër Tripolit, autoritetet libiane deklaruan se deri tani janë nxjerrë 90 trupa dhe mbetje të trupave nga varret masive që kanë zbuluar në qytet dhe zonat përreth tij.

Milicët “Kaniyat” pro Haftarit akuzohen për ekzekutime pa gjyq ndaj civilëve opozitarë dhe fiseve kundërshtare në qytet gjatë periudhës që kontrollonin Tarhunan.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re