Autoritetet libiane njoftuan se në varrezat masive në qytetin Tarhuna, në jug të vendit, janë gjetur edhe 12 kufoma.

Enti për identifikim dhe kërkim të të zhdukurve në Qeverinë libiane, në rrjetet sociale njoftoi se gjatë zhvarrosjes në katër zona në Tarhuna janë gjetur 12 kufoma.

Pesë kufoma u gjetën në dy varre masive ndërsa një në dy varre individuale.

Instituti më 18 tetor tha se 12 trupa të burrave janë gjetur në pesë varre masive në Tarhuna.

Më 5 qershor, ushtria libiane vendosi kontrollin në qytetin Tarhuna. Pasi u çlirua Tarhuna, që 14 muaj i shërbeu militantëve të Haftarit si qendër për furnizim dhe planifikim të sulmeve në Tripoli, autoritetet libiane njoftuan se në qytetin dhe rrethin e tij janë gjetur së paku 14 varreza masive.

Gjykata Ndërkombëtare Penale më 22 qershor tha se prokuroria ka marrë informacion të besueshëm në lidhje me varret masive.

Pjesëtarët e milicisë Kaniyat, që mbështesin Haftarin, ngarkohen për ekzekutimin jashtëgjyqësor gjatë kontrolleve mbi Tarhuna.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re